Gjallëroni lëkurën me banane dhe luleshtrydhe
Pëlqej
Teksa keni kaluar një ditë mjaft të lodhshme, ju keni nevojë të freskoni edhe fytyrën tuaj. Kjo mund të arrihet mjaft mirë me fruta të ndryshme, të cilat ne mund ti aplikojmë në trajtën e maskave.

Banania dhe luleshtrydhet do të ishin ideale për çdo lloj lëkure. Maska me banane dhe luleshtrydhe ka një efekt gjallërues dhe stimulues ku përveçse hidraton dhe zbut lëkurën, i jep asaj një ngjyrë të shëndetshme dhe shkëlqyese. Për maskën në fjalë na duhet 1 banane, 3-4 luleshtrydhe, 1 lug farash luledielli.

Në fillim në një enë duhet të shtypim farat e lulediellit dhe ti bëjmë pluhur. Më pas shtrydhni bananen dhe luleshtrydhet dhe përziejini bashkë të gjitha këto, derisa të keni përftuar një përbërje kremoze.

Vendoseni në fytyrë për 20 deri në 30 minuta, kjo në varësi te lëkurës. Kjo maskë këshillohet që të aplikohet 1-2 herë në javë. /albeu.com/
Shtuar më 19/09/2014, ora 11:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori