Gërhitja dëmton frymëmarrjen
Vetë gërhitja nuk është problem serioz mjekësor. Por apnea (ndërprerja e frymëmarrjes) e atij që fle mund të jetë e rrezikshme me jetë”, thotë dr Stanly Chia nga Washington Hospital Centre.

Dyzetë e pesë për qind të njerëzimit gërhasin kohë pas kohe, ndërsa 25 për qind rregullisht.

Më së shpeshti konsiderohet që gërhitja është e shkaktuar me vibrimin e pjesës së sipërme në qiellzën e butë, apo vetë qiellzën e butë mbi murin e pasmë të fytit, por shkaqet e mundshme janë të shumta, thotë ky mjek, ekspert për operacionet kirurgjike në lidhje me gërhitjen.

Pacientëve të tij ai u rekomandon vendosjen e përforcuesit të qiellzës së fortë nga fibrat e ndërthurura kirurgjike.
“Gjatë tri deri pesë javë pas operacionit, mbështetjet e fibrave nxisin ftohjen e indit përreth. Kjo, pastaj shkakton forcim të qiellzës së butë, ashtu që ajo bëhet më pak valëvitëse, ndërsa gërhitja zvogëlohet”, thotë dr. Chia.

Edhe disa të tjera procedura të ndryshme mund të lehtësojnë gërhitjen, por dr. Chia thotë që asnjëra nuk ofron shërim të plotë dhe pikërisht për këtë në spitalin e tij kryhen relativisht pak operacione kirurgjike për shërim të gërhitjes.

Mjekët nuk e konsiderojnë problem serioz vetë gërhitjen, por thonë që apnea gjatë fjetjes mund të jetë e rrezikshme për jetën.Chia flet për apnean obstruktive e cila shpesh pengon gjumin për shkak të momenteve të rregullta dhe të shpeshta të ndërprerjes së frymëmarrjes.

Bëhet fjalë për mbylljen e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes gjatë gjumit. Te njerëzit të cilët ditën marrin frymë normalisht, kur flenë, muskujt relaksohen komplet dhe në vend të rrugës së lirë për frymëmarrje, kalimi mbyllet.

Kjo mund të ndodh edhe 60 deri 100 herë në orë”, shpjegon David Gross, drejtor i qendrës për studim të gjumit, në spitalin nacional për rehabilitim në Washington.
Sipas fjalëve të tij, kjo është keq për zemrën, ndërsa niveli i oksigjenit mund të bëhet shumë i ultë.
Shtuar më 24/04/2012, ora 16:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori