Gabimet që duhet të shmangni çdo natë për të ngadalësuar plakjen
Ndonëse është një proces natyral që nuk evitohet dot, plakja mund të ngadalësohet nëse shmangni disa gabime. Një gjumë i shëndetshëm, përdorimi i kremit kundër diellit apo aplikimi i produktit kundër plakjes para se të flini nuk është i mjaftueshëm.

Mënyra si flini ose regjimi juaj për kujdesin e lëkurës gjatë natës vetëm përshpejton procesin e plakjes. Për këtë arsye, është e nevojshme të merrni parasysh gabimet që bëni me gjumin dhe t’i përmirësoni.

Nuk flini mjaftueshëm


Studimet kanë treguar se të flesh më pak orë sesa është e rekomandueshme pra 7-8 orë, mund të përshpejtojë plakjen dhe krijimin e rrudhave më shpejt.

Flini përmbys

Ky pozicion të fjeturi do të thotë ta mbash fytyrën të shtypyr në jastëk, veprim i cili shkakton vija të gjata që qëndrojnë gjatë dhe që më vonë formojnë rrudhat.

Flini gjithmonë në të njëjtën anë

Ashtu sikurse pozicioni përmbys, edhe të fjeturit në njërën anë rrudha, kryesisht në pjesën e faqeve dhe zonën e qafës.
Shtuar më 29/10/2020, ora 09:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori