Inceneratorët, deputeti i PD-së shpreh bindjen: Nëse SPAK i shkon deri në fund hetimit qeveria Rama bie, gjysma përfundojnë në burg

Deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Gështenja, ka paralajmëruar se nëse organet ligjzbatuese i shkojnë deri në fund aferës së inceneratorëve, qeveria Rama bie.

Gjitashtu ai u shpreh se qeveria po bën tentativa për ta mbyllur këtë çështje.

“Janë kërkuar të dhëna me emër dhe mbiemër dhe nuk janë dhënë. Nuk ka pasur asnjë arsye tjetër. Nuk duhet të ekzistojë asgjë, kemi qenë të hapur dhe jemi të vendosur t’i shkojmë deri në fund.”

Sa i përket kryeministrit Edi Rama, Gështenja thotë se ai është duke u përgatitur për një reagim. Ndërsa, duke u ndalur te protesta e 7 korrikut, Lefter Gështenja e pranoi që ishte i pranishëm pasi, siç u shpreh ai, do të marrë pjesë në çdo protestë që bëhet kundër qeverisë.

Megjithatë, deputeti demokrat shtoi se nuk rrëzohen qeveritë vetëm me protesta.

“Edhe pse pritshmëria ishte e lartë, për kushtet dhe situatën në të cilën u organizua, pati pjesëmarrje, por pjesëmarrje kemi pasur në 9 vite opozitë. S’mund të themi që të tjerat kanë qenë më të vogla se kjo. Nuk besoj se arriti ndonjë qellim, largimin e Ramës …qeveria nuk largohet vetëm me protesta.”

Gështenja bëri thirrje për bashkim të demokratëve pasi, në të kundërt siç tha ai, do të mbeten thjesht një opozitë që do të qëndrojë gjatë në opozitë.