86 viktima nga Covid-19 në Greqi, sa raste të reja u shënuan

2 579 raste të reja me COVID janë regjistruar në 24 orët e fundit në Greqi, ndërkohë që kanë ndërruar jetë 86 pacientë të infektuar.

Në spitale u shtruan 472 pacientë të rinj të infektuar me COVID. Aktualisht në intubim po trajtohen 797 pacientë.

Që prej fillimit të pandemisë në Greqi janë shënuar 9 950 viktima për shkak të COVID. Numri i pacientëve në intubim aktualisht është 797.

Mosha mesatare e tyre është 68 vjeç ndërsa 85.2% kanë një sëmundje bashkëshoqëruese.


Shtuar 24.04.2021 17:18