Frika për një shpërthim të dytë, OBSH njofton se vaksinat do të jenë gati
Organizata Botërore e Shëndetit njoftoi se 133 vaksina të mundshme kundër Covid-19 janë në zhvillim në të gjithë botën, sipas dokumenteve të postuar në faqen e saj të internetit teksa një shpërthim i dytë i koronavirusit pritet të ndodhë këtë vjeshtë.

Dhjetë nga vaksinat e mundshme janë miratuar për provat klinike në Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar dhe Kinë.

123 vaksinat e tjera janë në vlerësim paraklinik në të gjithë botën, përfshirë në Universitetin e Tokios, Universitetin Tulane, Universitetin e Albertës dhe Universitetin e Pittsburgh.

Për shkak të koronavirusit, kanë humbur jetën 378,959 persona.
Shtuar më 02/06/2020, ora 19:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori