Ndahet nga jeta në moshën 77-vjeçare operatori i shumë filmave të njohur shqiptarë

Është ndarë nga jeta në moshën 77-vjeçare operatori i shumë filmave shqiptarë, Pëllumb Kallfa. Kallfa ishte operator në filma shumë të dashur për brezat, ndër të cilët edhe në atë të “Lulëkuqe mbi mure”.

Ndër të tjera, ai ka qenë operator i filmave kronikale, dokumentare dhe artistik, drejtor fotografie ne Kinostudio “Shqiperia e Re” dhe Artist i Merituar

Kllafa lindi ne Tirane me 28 gusht 1945 dhe pasioni i tij për kinemanë filloi nga i ati, Mehmet Kllafa, i cili ishte fotograf.

Disa nga filmat e tij më të njohur janë “Lulëkuqe mbi mure”, “Gjeneral Gramafoni”, “Në çdo stinë”, “Shoku ynë Tili”, “Vendimi”, “Përrallë nga e kaluara”, “Pranvera s’erdhi vetëm” etj.

 


Shtuar 16.06.2023 16:39