Asnjë vdekje dhe 18 raste të reja me Covid-19 sot në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistrur 18 raste të reja me Covid-19 dhe asnjë humbje jete. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se sot janë janë shëruar 23 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.382. Në total numri i rasteve aktive është 433.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 167 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.825.322 doza të vaksinës. Deri më sot 821.740 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

 


Shtuar 23.04.2022 15:00