Fëmijë të shëndetshëm, kur ushqehen në shtëpi
Të hash pranë sofrës familjare do të thotë që të ushqehesh shëndetshëm. Sipas një studimi të fundit, ngrënia e vakteve në familje i ndihmon fëmijët që të ushqehen në mënyrë të shëndetshme.

Studimi thekson se fëmijët veprojnë duke patur parasysh të rriturit, në këtë rast prindërit tyre. Duke qenë se çdo vakt duhet të shoqërohet nga frutat dhe perimet, zgjidhja që fëmijët t,i konsumojnë është që të shohim prindërit e tyre duke i ngrënë ato.

Ky është përfundimi i studimit që mori në analizë 2400 fëmijë të moshës 8 vjeç në 52 shkolla të Londrës. /albeu.com/
Shtuar më 25/04/2013, ora 15:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori