Sytë zemra, Arilena ndan super foton nga pushimet më të dashurin (FOTO LAJM)

Në ditën e saj të lindjes, këngëtarja Arilena Ara zyrtarizoi lidhjen me menaxherin Popi Kola. Dyshja janë bashkë prej vitesh dhe nuk i kanë kursyer fotot në rrjete sociale, ndonëse kurrë nuk kanë folur publikisht për lidhjen.

Së fundmi çifti kanë nisur pushimet dhe nuk kanë munguar pozat e ëmbla në Instagram. Arilena ka publikuar në profilin e saj një foto krah partnerit dhe ndjekësit kanë vërshuar me komentet.

Të njëjtën foto e ka postuar më pas dhe Popi. Dyshja kanë preferuar të mos shkruajnë asgjë krahas postimit, mirëpo ndonjëherë dashuria nuk ka nevojë për fjalë.


Shtuar 23.07.2020 21:14