SHBA ndihmon Shqipërinë në luftën kundër COVID-19, mbërrijnë në ISHP 3500 komplete testimi

SHBA ka dhënë një tjetër ndihmë për Shqipërinë, në luftën kundër virusit vdekjeprurës COVID-19.

Lajmin e ka bërë të ditur, ambasada amerikane nëpërmjet një shënimi në facebook ku thuhet se në Shqipëri kanë mbërritur 3500 komplete testimi.

Njoftimi i plotë i ambasadës së SHBA:

3.500 komplete testimi për COVID të financuara nga qeveria amerikane, kanë mbërritur në Shqipëri dhe janë dorëzuar në ISHP!

Këto komplete testimi janë pjesë e kontributit të përgjithshëm Amerikan për të mbështetur reagimin e Shqipërisë ndaj COVID-19.

Duke punuar me Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë këto komplete testimi do të ndihmojnë në zbulimin e rasteve si dhe gjurmimin e rasteve te lidhura me to.


Shtuar 19.06.2020 15:36