Faktorët që ndikojnë në dështimin e dietës
Vendimi për të rënë në peshë është dhe i duhuri që secili nga ne merr për të pasur linja të mira fizike. Ky është një vendim sa i lehtë aq dhe i vështirë pasi shpesh ne priremi të mos jemi të rregull gjatë kësaj diete kjo për arsye të ndryshme që ne na bëjnë për të prishur atë.

Ka disa faktorë që na tundojnë dhe nuk na lënë të bëjmë një dietë normale deri në fund. Pjesë e këtyre faktorëve janë;

Nënvlerësimi i kalorive
Një ndër gabimet e para është nënvlerësimi apo “mashtrimi” i vetes nga kaloritë që merrni. Duhet t’i kushtoni vemendje të veçantë, si pijeve ashtu edhe çdo ushqimi të thatë.

Mbivlerësimi i efekteve të sportit
Për të kuptuar që po digjni kalori duhet të keni parasysh që çdo ditë të paktën duhet të hiqni 500 kalori në varësi të aktiviteteve fizike, për të humbur një kg në javë.

Konsumoni ushqime në kohë të gabuar
Orari i ngrënies është shumë i rëndësishëm. Ekspertët këshillojnë që zbatimi i orareve ndikon në përmirësimin e metabolizmit të trupit. Nuk duhet të qendroni pa ngrënë gjatë gjithë ditës me idenë që po humbni peshë, por duhet të konsumoni në oraret e duhura. /albeu.com/

Flini pak
Studiuesit argumentojnë se gjumi është i domosdoshëm. Të paktën më shumë se gjashtë orë gjumë në natë duhet të jetë rregull i përhershëm dhe i pa thyeshëm. Shumë studime kanë treguar së nën këtë prag, ka nivele të larta të “ghrelin”, hormon i lidhur me oreksin. /albeu.com/
Shtuar më 24/01/2015, ora 13:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori