Eliminoni qimet në fytyrë me këtë recetë natyrale
Qimet, sidomos në zonën e fytyrës mund të jenë tepër të bezdisshme prandaj secila prej nesh është në kërkim të metodave të reja të cilat do t’ju shpëtojnë përgjithmonë nga ky problem.

Harrojini qëndrat estetike dhe përqëndrohuni tek produktet e kuzhinës tuaj.

Ju nevojitet mjaltë dhe bollgur. Përzieni dy lugë mjaltë dhe dy lugë bollgur derisa të krijoni një masë kompakte.

Maskën duhet ta aplikoni në fytyrë dhe ta lini për 15 minuta, duke bërë masazh e hiqni nga fytyra dhe e shpëlani me ujë të ftohtë. Këtë masë duhet ta aplikoni çdo dy ditë dhe kur të shikoni se keni rezultate pozitive, mund ta rralloni një herë ose dy herë në javë. Në vend të mjaltit, mund të përdorni edhe vezët.

Duhet të përzieni një lugë miell misri me të bardhën e një veze, një lugë sheqer dhe vendosini në fytyrë. Lerini të veprojnë për 15 minuta dhe shpëlani fytyrën me ujë të vakët./albeu.com/

Burimi: healthyliving
Shtuar më 01/09/2016, ora 10:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori