Eleminoni toksinat e trupit në vetëm tre ditë me këtë pije
Toksinat dhe lëndët e panevojshme zënë një pjesë të mirë në trupin tonë. Ato mund të eliminohet me metoda të ndryshme. Pijet e përgatitura vetë në shtëpi janë mënyra më e mirë për ta bërë këtë. Kjo përzierje me të cilën do t’ju njohim, përdoret 3 herë në ditë për 3 ditë rresht.

Ajo detoksikon trupin tuaj dhe ju ndihmon gjithashtu të humbni edhe peshë, nëse jeni duke u përpjekur të eliminoni kilet e tepërta.

Përbërësit:
2 gota ujë të ngrohtë
1-2 lugë çaji uthull molle
¼ lugë çaji piper i kuq
1-2 pika vaj limoni
1-2 lugë gjelle shurup panje

Përgatitja:

Miksoni të gjithë ingredientët sëbashku në një enë të madhe. Pini para çdo vakti ngrënie për 3 ditë rresht (çdo ditë përgatisni një përzierje të re).

Pektina që gjendet në uthullën e mollës ju bën të ndjeheni të ngopur, duke bërë që të mos ju marrë uria përgjatë ditës. Vaji i limonit dhe piperi i kuq funksionojnë më së miri për të nxjerrë jashtë të gjitha toksinat. /shije.al
Shtuar më 30/05/2017, ora 11:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori