Eleminoni aknet, përdorni maskën me çokollatë
Pëlqej
Maskat me çokollatë janë përdorur dhe më herët, e ndërsa sot ajo gjen një përdorim edhe më të gjerë sa i takon eleminimit të akneve. Për të realizuar këtë maskë na duhen këta përbërës: 4 lugë çokollatë pluhur, 4 lugë qumësht.

Hidhni çokollatën pluhur në një ene, pastaj hidhni dhe qumështin. Përzieni mire me një mikser deri sa të formohet një pastë e trashë.

Masën e përgatitur vendoseni në fytyrë dhe e lini të qëndrojë 10 minuta për një lëkurë normale dhe 20 minuta, nëse keni një lëkurë të yndyrshme.

Efekti do të jetë i menjëhershëm, ku pas kësaj maske, lëkura juaj do jetë e bute dhe e lëmuar. Këtë maskë aplikojeni njëherë në javë dhe do të shihni rezultate pozitive. /albeu.com/
Shtuar më 18/08/2014, ora 17:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori