Presidenti i Veronës tregon datën kur do vendoset e ardhmja e Kumbullës

Gara për Marash Kumbullën mbetet ende shumë e fortë. Mbrojtësi shqiptar nuk e di ende të ardhmen e tij me Interin dhe Lazion që duan ta rrëmbejnë për edicionin e ri.

Presidenti i klubit, Maurizio Setti, foli për Radio Deejay në lidhje me të ardhmen e mbrojtësit shqiptar.

“Nuk e di nëse Kumbulla do të transferohet tek Interi apo te Lazio. Të shohim, do të jetë një garë e bukur deri në fund. Kemi marrë disa oferta për lojtarin, rëndësi ka që në fund të kënaqemi të gjithë: Marashi dhe klubi ynë.

“Duhet të prisni edhe pak, do të vendosim përfundimisht në lidhje me lojtarin në 10-15 ditët e ardhshme“, – tha numri një i klubit në lidhje me të ardhmen e Marash Kumbullës.


Shtuar 25.07.2020 14:25