Carlo Ancelotti infektohet me Covid-19

Real Madridi ka njoftuar se tekniku italian, Carlo Ancelotti ishte infektuar me Covid-19.

Pavarësisht rregullores së re të vendosur në Spanjë për Covid ku eliminohet karantina për pacientët asimptomatike, Ancelotti ka vendosur ta mbajë atë.

Tekniku është në dyshim nëse do të jetë i gatshëm për ndeshjen e së shtunës në transfertë përballë Celta Vigos. /albeu.com


Shtuar 30.03.2022 10:46