Bayern nuk fal Union Berlin, Lewandowski shënon dopietë (VIDEO)

Bayern Munich ka fituar me rezultatin e thellë 4-0 ndaj skuadrës së Union Berlin, teksa pas dy barazimeve radhas janë rikthyer te fitoja në Bundesligë.

Me këtë fitore skuadra bavareze e ka çuar në 7 pikë diferencën me ndjekësin më të afërt të tyre që është Borussia Dortmund, që ditën e nesërme do të përballet me Koln në transfertë.

Në “Allianz Arena” u shënuan plot 4 gola, ku Coman 16’  zhbllokoi rezultatin, 25’ Nianzou do të çonte rezultatin e ndeshjes në 2-0, ndërsa në fundin e pjesë së parë Robert Lewandowski do të shënonte edhe penallti. Sulmuesi polak do të shënonte përsëri në fillimin e pjesë së dytë, teksa ky ishte goli i 29-të gjatë këtij sezoni në 27 ndeshje të Bundesligës./ h.ll/albeu.com


Shtuar 19.03.2022 21:50