Mjalti është një ndër produktet më të kërkuara dhe të çmuara për shqiptarët. Duke qenë se kërkesa në treg është e lartë, shpeshherë bëhen dhe abuzime. I ftuar mëngjesin e kësaj të hëne në “Abc-ja e mëngjesit” ishte eksperti Ëngjëllush Spaho, ku dhe ndau disa sekrete për të dalluar
nëse bëhet fjalë për një mjaltë
cilësor apo jo.
“Nëpërmjet gotës së ujit, marrim një gotë ujë dhe hedhim një lugë mjaltë dhe shikojmë
nëse do të shkojë i pashkëputur drejt në fund të gotës dhe
nëse tretja e tij është e avashtë atëherë është një mjalt
cilësor.
Nëse është me sheqer do të lërë ngjyrë dhe tretja është më e lehtë.
Teknika e dytë nëpërmjet shkrepëses, lëmë një kunj për disa sekonda në mjaltë dhe e provojmë më pas ta ndezim.
Nëse ndizet dhe do të mbajë flakën domethënë që
mjalti është i mirë. Nëpërmjet vatrës së stufës
nëse hiri që do të ngelet do të jetë u çelët dhe i pakët do të thotë që
mjalti është i mirë. Kur digjet nuk lë aromë të keqe siç lë sheqeri.”, tha ai.
Shtuar më 14/10/2020,
ora 11:25