Edi Rama paguan 21 persona për menaxhimin e Facebook-ut
Ekspertët: Mos e ndiqni dietën e Hirushes
Pëlqej
Harrojini dietat 5:2 apo Paleo, një trend i ri ka shpërthyer në rrjetet sociale që njihet si Dieta e Hirushes.

Ajo inkurajon femrat të bien në peshë në mënyrë drastike për tu dukur si personazhi i Disney.
Dieta e Hirushes kërkon një indeks të masës trupore (BMI) 18, e cila nga mjekët klasifikohet si nënpeshë. BMI është një numër që krahason peshën trupore me gjatësinë, dhe i llogarit duke ndarë peshën në kilogramë nga gjatësia.

Kjo modë e sëmurë, për të cilën po flasin gjithë mediat botërore, për ekspertët është e pashëndetshme. Ajo e ka origjinën nga Japonia, dhe ka tërhequr vëmendjen dhe në vende të tjera, teksa është bërë trend dhe në Tvvitter.

Dieta e Hirushes është e frikshme dhe e rrezikshme. Është një trend i tmerrshëm. Kur BMI bie në 18, jeni në rrezik serioz të humbjes së funksioneve të shëndetshme të trupit tuaj”, thotë dietologia Lyndi Cohen.

Ajo thotë se dieta e rreptë për të arritur një peshë të tillë është e rrezikshme dhe mund të ndjeheni letargjikë, ndryshime drastike të humorit, vështirësi të socializoheni. Madje, sipas Cohen gjendja është aq alarmante sa do të duhet ndihmë mjekësore.

Ndërsa dietologia Susie Burrell thotë se nuk ka dyshime se është dieta më e rrezikshme që kishte dëgjuar.

“Racione të paarsyeshme, dhe të papërshtatshme do të nxisnin një uri të madhe dhe çrregullime në ushqim. Karakteret e filmave vizatimore me trupat e tyre janë thjesht imagjinare”, thotë Burrell.
Shtuar më 11/03/2018, ora 17:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori