Hapi i parë dhe i menjëhershëm pas të
djegurës është që ta mbani
zonën e prekur në ujë të ftohtë për të paktën pesë minuta.
Ekspertët shprehen njëzëri se as
akulli dhe as uji me akull nuk duhet as t’i afrohen zonës së
djegur.
Ata shpjegojnë se
akulli mund të dëmtojë indet dhe qelizat në lëkurë, gjë që do krahasohej me një djegie të dytë. Pasi kanë kaluar pesë minuta, ju mund ta pastroni
zonën me një krem antibiotik.
Nëse plaga formon flluskë, mos e çani atë sepse do të jeni më të rrezikuar nga infeksioni.
Kundër dhimbjes,
ekspertët rekomandojnë të merrni medikamente që zbutin inflamacionin dhe dhimbjen.
Shtuar më 20/01/2021,
ora 16:40