Efektet negative të ushqimit të shpejtë tek fëmijët
Fëmijët të cilët hanë më shumë ushqim të shpejtë janë më të rrezikuarit nga problemet me shëndetin, nga obeziviteti e deri tek dëmtimet e lëkurës.

Sipas studimeve vërehet se ushqimi i shpejtë mund dhe të ngadalësojë funksionin e trurit. Nga një studimi i kryer tek këta fëmijë u vu re mungesa e hekurit, e cila dërgon në një ngadalësim të zhvillimit të proceseve në tru.

Sipas Dr.Kelly Purtell e cila udhëhoqi studimin në Universitetin Shtetëror të Ohio-së tha: ” Studimi ka qenë i fokusuar në atë se si të ushqyerit e fëmijëve ndikon në epideminë e obezitetit. Gjetjet tona ofrojnë dëshmi që konsumimi i ushqimit të shpejtë është i lidhur me një problem tjetër gjithashtu: Rezultate më të dobëta akademike”.

Përmes krahasimit të të dhënave dhe arritjeve në teste në shkolla, tek fëmijët që kishin ngrënë ushqim të shpejtë çdo ditë, studiuesit ishin në gjendje të dalin me një konkluzion se ky ushqim ka efekt të dëmshëm mbi kujtesën. Duhet të bëhet kujdes që fëmijëve të mos ju jepet ushqim i shpejtë pasi nga obeziteti mund atyre të shkaktojë ndryshime në tru, duke shkaktuar inflamacion. /albeu.com/
Shtuar më 23/12/2014, ora 16:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori