Einxhel del nga salla e operacionit, zbuloni gjendjen e saj

Einxhel Shkira ka përfunduar me sukses operacionin në krah pas lëndimit që pësoi mbrëmë duke luajtur me banorët në Big Brother VIP.

Ka qenë blogeri Olti Curri ai i cili ka bërë të ditur se Einxhel ka përfunduar operacionin dhe se çdo gjë ka shkuar mirë.

“Njoftohem nga stafi i Hygeia që Einxhel sapo e mbaroi operacionin, është zgjuar dhe shkoi çdo gjë shumë mirë. Tani po e sistemojnë në dhomë”, ka shkruar Olti Curri.

Kujtojmë se Einxhel ka kryer një ndërhyrje të vështirë dhe siç theksuam më herët asaj i janë vendosur dy vida në zonën e bërrylit.

Produksioni njoftoi ndërprerjen e rrugëtimit të saj në shtëpinë e Big Brother, por sonte pritet të merret vesh se çfarë do të ndodhë realisht me Einxhel dhe si është gjendja e saj shëndetësore./albeu.com


Shtuar 28.01.2022 20:45