Man United “poshtërohet” nga Watford, Broja luan disa minuta në disfatën ndaj Norwich (VIDEO)

Manchester United thellon krizën e rezultateve në Premier League pasi ditën e sotme është mposhtur nga Watford me rezultatin e ngushtë 4-1.  Vendasit e mbyllën pjesën e parë me avantazhin e dy galave të King në të 28’ dhe Sarr 44’.

“Djajtë e Kuq” ngushtojnë rezultatin në të 50’ me Van de Beek, por dalje ma karton të kuq e Maguire në minutën e 69 ia vështirëson së tepërmi punën të tijve të cilët nuk arrijnë të marrin asnjë pikë. Vendasit do të vulosnin gjithçka në minutën 90+2 me Pedro dhe më pas në të 90+6 me Dennis.

Aston Villa siguron një fitore komode 2-0 ndaj Brighton falë një goli të sulmuesit Watkins në minutën e 84’ dhe Ming në të 88.

Sfida spektakolare ato mes Burnley – Crystal Palace dhe Neëcastle- Brentford. Të sfidat mbyllen në barazim me rezultatet 3-3.

Southamptoni i Armando Brojas mposhtet nga Norëich i Milot Rashicës me rezultatin e ngushtë 2-1. Sulmuesi shqiptar u fut në lojë në minutën e 57, por nuk arriti të gjente rrugën e rrjetë, ndërsa Rashica ishte titullar duke bërë një paraqitje të mirë.

Wolves ka fituar me rezultatin minimal 1-0 përballë Ëest Ham falë një goli të sulmuesit Jimenez në minutën e 58’. /


Shtuar 20.11.2021 17:57