Efektet e shëndetshme të gjumit
Gjumi është çelësi i duhur për të pasur një kujtesë të shëndetshme dhe për të mësuar. Gjatë një studimi ku u morën në shqyrtim 216 fëmijë të moshës deri në 12 muaj treguan se ata nuk mbanin mend gjërat e reja që mësonin nëse nuk flinin pas saj.

Studiuesit nga Universiteti i Shefildit thanë se koha më e mirë që fëmijët të mësojnë është para gjumit, gjithashtu ato theksuan se është mirë që para se të flenë fëqmijëve duhet tju lexohet diçka.
Njerëzit më shumë flenë kur janë fëmijë se sa kur kalojnë në moshë madhore kjo pasi gjatë periudhës kur je fëmijë ke më shumë nevojë për gjumë për të pasur një memorje më të shëndetshme.

Gjatë studimit të bërë nga shkencëtarët u vu re se fëmijët të cilët i plotësojnë orët e gjumitkanë një memorie më të shëndetshme dhe kanë më shumë aftësi të kujtojnë për gjërat e bëra në të kaluarën. /albeu.com/
Shtuar më 13/01/2015, ora 12:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori