Ecja, ushqimi më i mirë për trupin
Pëlqej
Pas qëndrimit për orë të tëra para kompjuterit, ekspertët na këshillojnë që ne jo vetëm të merremi me ushtrime, por ecja të jetë në programin tonë ditor. Sipas tyre, pas një lodhje që ndjen trupi duke qëndruar për shumë orë në një vend, është padiskutim e nevojshme që ne të ecim.

Ekspertët e fitnesit kanë nënvizuar faktin se ushqimi më e mirë për trupin është ecja. Shkencëtarja Katy Bowman ka shpjeguar në librin e saj 'Move Your DNA: Restore Your Health Through Natural Movement' se trupi i njeriut ka nevojë për lëvizje, ashtu siç ka nevojë për ushqim të përditshëm.

“Sot gjejmë njerëz që bëjnë ushtrime fizike përgjatë një ore ose dy dhe më pas kalojnë 10 orë ulur. Nuk mund të zhbësh 10 orë pa aktivitet fizik me 1 orë stërvitje, sado e fortë të jetë stërvitja”, deklaron Bowman, biomekanike në Ventura të Kalifornisë.

“Është më e lehtë të ecësh sesa të bësh stërvitje. Ecja është “super-ushqimi” i një trupi në formë. E mira është të ecet me 5km/h”, shton më tej ajo. Për të pasur një trup në formë, vëmëndje e madhe nuk duhet ti kushtohet vetëm ushtrimeve të ndryshme, por edhe mënyrës sesi ne ushqehemi. /albeu.com/
Shtuar më 30/09/2014, ora 13:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori