Eliminimi me pesë plumba në kokë e trup ndaj Devi Kasmit, dëshmitari grek gati të dalë para Gjykatës

Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit rithërret si dëshmitar shtetasin grek Apostol Mildis, taksist, për atentatin ndaj Devi Kasmit.

Ai është kërkuar nga i akuzuari Eftimios Eftimiu , i cili pretendon se kur hyri në Shqipëri kishte biseduar me taksistin dhe i ka treguar qëllimin pse po vinte. Ndaj procesi gjyqësor tek GJKKO ndaj Efthimios Efthimio, Elton Halipaj, Malvin Dinellari, Aurel Hoxhallari, shtyhet për në datën 11 shkurt.

Gjykata pranon kërkesën edhe për të pandehurin Elton Halipaj, i cili kërkoi tre dëshmitarë, që sipas tij provojnë që ditën e ngjarjes, kur u vra Devi Kasmi, ai ishte duke blerë ilaçe në një farmaci.

Devi Kasmi u ekzekutua në Tiranë, pas një pritje të ngritur në rrugën “Kongresi i Manastirit”. Dy persona me motoçikletë, kryen qitje me pistoletë, duke vrarë 41-vjeçarin. Ata kanë qëlluar pesë herë, në kokë dhe në trup, duke u siguruar për ekzekutimin e shënjestrës së tyre.


Shtuar 28.01.2020 10:06