Shkrumbohet e tëra, merr flakë në ecje një makinë në Tiranë

Një makinë ka marrë flakë në ecje e sipër në Tiranë dhe është djegur plotësisht.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

“Me datë 06.12.2021, rreth orës 19:40, në Unazën e Madhe, në vendin e quajtur “Ish Uzina e Traktorëve”, ka marrë flakë në ecje e sipër dhe është djegur plotësisht, mjeti me drejtues shtetasin Xh. P…”-njofton Policia.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 06.12.2021, rreth orës 19:40, në Unazën e Madhe, në vendin e quajtur “Ish Uzina e Traktorëve”, ka marrë flakë në ecje e sipër dhe është djegur plotësisht, mjeti me drejtues shtetasin Xh. P.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Nuk ka dëme në njerëz.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit. /albeu.com/

 


Shtuar 6.12.2021 20:41