E qeshura të zgjat jetën
Studiuesit kanë dalë në përfundim se e qeshura është një element që të zgjat jetën. Ato kanë kryer disa studime ku kanë analizuar si në nevelin fizik dhe në atë psikologjik. Përfitimet më të mëdha trupi ynë i ka në;

Efekti analgjezik
Studimet e kryera kanë treguar se ato që qeshnin me zë të lartë kohët e fundit, ishin në gjendje të përballonin dhimbjen deri 10% më shumë. Kjo dëshmon se e qeshura arrin të ngrejë pragun tonë të dhimbjes.

Çliron endorfinë
Këto neurotrasmetore janë përgjegjës që na bëjnë ne të ndihemi të lumtur. Për më tepër me rritjen e endorfinës, lëshohet hormoni i kortizolit në përgjigje të reduktimit të stresit.

Kontribuon ne shëndetin e muskujve
Kur qeshim muskujt relaksohen dhe kanë një fiziologji më të mirë. Kjo lejon qarkullimin e mirë të gjakut, i cila ndihmon në eliminimin e pikave të stresit që tentojnë të grumbullohen në qafë dhe shpatull. Në mesin e muskujve të cilat vihen në lëvizje kur ne qeshim janë dhe ato të fytyrës. Në këtë mënyrë e qeshura ndihmon dhe në rinovimin e fytyrës.

Përmirëson tretjen
E qeshura ndihmon në eliminimin e toksinave, pasi me lëvizjen e diafragmës realizohet një masazh i brendshëm duke lehtësuar tretjen, e duke ndihmuar në reduktimin e acideve yndyrore dhe substancave toksike.

Favorizon shëndetin e syve
Kjo ka të bëjë me gjenerimin e lotëve gjatë një të qeshure intensive, pasi lubrifikimi i mirë është thelbësor për funksionimin normal të syve.

Forcon zemrën
Studimet shkencore të publikuara në revistën “Nature” zbuluan se e qeshura duke ndihmuar në luftimin e stresit derivon dhe në ruajtjen e shëndetit kardiovaskular.

Përmirëson kapacitetin respirator
E qeshura lejon hyrjen e ajrin në mushkëri rreth dy herë më shumë. Sipas një studimi të publikuar një revistë aziatike “Nursing Education and Research (2014)” terapia e të qeshurës është aq efektive sa ushtrimet tradicionale të frymëmarrjes në përmirësimin e funksionit të mushkërive te duhanpirësit.

Forcon sistemin imunitar
E qeshura rrit prodhimin e antitrupave. Gjithashtu aktivizohen disa qeliza mbrojtëse të trupit si limfocitet citotoksike T, të cilat janë të rëndësishme për të parandaluar formimin e tumoreve. /albeu.com/
Shtuar më 12/01/2015, ora 09:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori