E pastrojmë rrallë, por këtu gjendet bakteri më i rrezikshëm në banjë
Studiuesit në Universitetin e Kolorados morën mostra të ADN-së nga 656 familje dhe zbuluan se shumica e banjave përmbajnë një bakter të rrezikshëm.

Sipas portalit Well and Good, ajo fshihet në kokën e dushit dhe është një mikrobakter, i cili shoqërohet me probleme të mushkërive. Ka disa faktorë që bëjnë që bakteret të mblidhen në kokën e dushit.

E para i referohet materialit nga i cili është bërë – një dush metalik përfaqëson një sipërfaqe më të mirë për zhvillimin e baktereve sesa plastika, transmeton EO.

Nga ana tjetër, duhet të merret parasysh që uji i trajtuar përmban më shumë baktere. Edhe pse rezultatet e studimit janë një alarm për të filluar t’i kushtojnë vëmendje këtij vendi, Noah Ferer, profesor i ekologjisë tha se nuk duhet të bëhet panik.

“Mos u shqetësoni, nuk ka pse të keni frikë të bëni dush. Ekziston një botë tërheqëse mikrobiale në krye të dushit dhe ju ekspozoheni ndaj saj sa herë që bëni një banjë. Shumica e mikrobeve janë të padëmshme, por disa janë të rrezikshme, dhe ky lloj hulumtimi na ndihmon të mësojmë se si të mbrohemi para.”, tha Ferer.
Shtuar më 17/12/2019, ora 11:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori