E operojnë për tomorr në tru, ja çfarë zbulojnë
Mjeksia është ndeshur me një rast shumë të rrallë, ku gjatë operacionit ato kanë zbuluar një binjak embrioni i cili nuk ishte zhvilluar kurrë.

Yamini Karanam, një studente 26-vjeçare nga Los Angeles kishte shfaqur simptoma të çuditshme mendore, vështirësi në të kuptuar, humbje koherence; mjekët e "Skullbase Institute" në Los Angeles e kishin diagnostikuar me teratomë, një tumor beninj në tru.

Gjatë operacionit kreu i kirurgëve mjeku Hrayr Shahinian, zbuloi diçka krejt të pazakontë, një binjak embrionik që nuk kishte arritur të zhvillohej kurrë gjendej ende në trurin e të resë. Mjeku u shpreh se, "Embrioni kishte kocka, flokë dhe mishra dhëmbësh". Ky është një rast shumë i rrallë në shkencën e mjekësisë. /albeu.com/
Shtuar më 23/04/2015, ora 15:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori