ëse jeni gati duke teshtitur, edhe nëse jeni në një vend të qetë, mjekët rekomandojnë që ta nxirrni
teshtimën. Një 34-vjeçar nga Britania, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, e mori këtë mësim në një mënyrë të vështirë, pasi iu desh të kalonte 2 javë në spital si pasojë e mbajtjes së teshtimës.
I riu mbylli hundë dhe gojë në mënyrë që të mbante
teshtimën. Fillimisht ai pati një ndjesi shpërthyese në qafë, megjithatë nuk vërejti asnjë problem për momentin. Por, brenda pak orësh filloi të ndiejë dhimbje në fyt dhe qafë. Pasi filloi të ënjtej qafa dhe t’i ngjirej zëri, vendosi të shkojë në spital.
34-vjeçari">
34-vjeçari u përpoq ta mbajë
teshtimën pasi mendoi se është johigjienike të teshtish në një ambient të mbyllur apo para dikujt tjetër. Fillimisht mjekët vërejtën një ënjtje në
qafën e djalit, por, pasi kontrolluan indet e buta, dëgjuan kërcitjen.
Më pas problemi u konfirmua përmes ekos dhe analizave, të cilat treguan se duke u përpjekur të mbajë
teshtimën,
34-vjeçari">
34-vjeçari përfundoi me një vrimë të vogël në qafë. Fatmirësisht ishte aq e vogël sa nuk kishte nevojë për operim, megjithatë një veprim i tillë është i rrezikshëm.
Kur teshtini, janë reflekset mbrojtëse të trupit që duan të nxjerrin një ngacmues (virus apo bakter) të mbetur në hundë, shkruan Gazeta Shendeti. Me
teshtimën krijohet një presion i madh i ajrit në mushkëri, i cili del me një forcë të madhe për të nxjerrë nga hundët edhe ngacmuesit e mbetur në të.
Teshtima shtyn stërpikat e mukozës në një shpejtësi prej 100 milje në orë. Nëse e mbani
teshtimën, ky presion i ajrit duhet të shkojë diku. Në rastin e 34-vjeçarit, iu dëmtuan indet e fytit. Ndërsa ka pasur raste të tjera kur njerëzit kanë përfunduar me probleme me sinusin, dëmtim të
veshit të mesëm ose të brendshëm, infeksione të
veshit ose shpërthim të daulles së
veshit.
Shtuar më 20/01/2018,
ora 14:58