E mahnitshme, pankreasi artificial zëvendëson injeksionet me insulinë
Brenda dy vitesh pritet të fillojnë testet në njerëz për pankreasin artificial, dhe impiantet e para do të realizohen brenda një dekade, thonë shkencëtarët britanikë.

Testi më i ri në fushën e mjeksisë që pritet të bëhet realitet është pankreasi artificial i cili sipas shkncëtarëve britanikë, pritet të realizohen brënda një dekade të njerëzit.

Sipas tyre, pajisja do të ketë madhësinë e orës së dorës dhe do të implantohet në mënyrë kirurgjike në abdomen. Ajo do të lëshojë insulinë në qarkullimin e gjakut, dhe mund të bëjë që injeksionet e insulinës të jenë një “e kaluar” për njerëzit me diabet, raporton mjeku.net.

Pajisja e insulinës do të kontrollohet nga një barrierë në gjendje xheli. Kur një përdorues i saj ka rritje të nivelit të sheqerit në gjak, xheli lëngëzohet dhe lëshon insulinën. Kur sheqeri bie, xheli forcohet sërish. Insulina shtohet në rezervarin e pajisjes çdo dy javë.

Pajisja do të jetë hapi i ardhshëm i madh në shërimin e diabetit, pasi pacientët më nuk do të duhet ta menaxhojnë sëmundjen vetë, thonë pjesëtarët e ekipit të sipas studiuesve të De Montfort University nga Leicesteri i Anglisë, të cilët kanë zhvilluar pajisjen.

Pajisja jo vetëm që do ta eliminojë nevojën për përdorim manual të insulinës, por po ashtu do të sigurojë që secilin herë të administrohen doza të përkryera. Duke kontrolluar sheqerin në gjak me një efektivitet të lartë, ne duhet të jemi në gjendje të ulim problemet shëndetësore të lidhura me këtë sëmundje”, ka thënë për Daily Mail, Joan Taylor, profesor i farmacisë.

Pajisja impiantuese do të mund t’u ndihmojë të gjithë njerëzve me diabet tip dhe atyre me diabet tip 2, të cilët kanë nevojë për injeksione të insulinës. /albeu.com/
Shtuar më 04/02/2018, ora 22:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori