E ecura mbrojtësja kryesore ndaj sulmit në zemër
Të ecësh do të thotë të qëndrosh sa më larg problemeve të zemrës. Sipas një studimi spanjoll femratecin të paktën tri orë në javë kanë 43 për qind më pak të ngjarë të kenë sulm në zemër sesa femratecin më pak ose nuk ecin aspak.

Drejtuesja e studimit, Jose Maria Huerta, pohon se, “Mesazhi për popullatën mbetet po i njëjtë: praktikimi i rregullt i aktivitete të moderuara trupore është i mirë për shëndetin tuaj".

Në këtë studim janë përfshirë 33 mijë të testuar të cilët janë përcjellë gjatë 12 viteve dhe janë mbledhur të dhëna për shëndetin, llojin dhe kohëzgjatjen e aktiviteteve fizike të tyre.

Është vërtetuar që femrat të cilat çdo javë me hap të mprehtë ecin 210 minuta ose më shumë kanë 43 për qind më pak rrezik nga sulmi në zemër në krahasim me femrat joaktive, në krahasim me ata që ngasin biçikletë ose merren me ushtrime tjera më të rënda më pak se tri orë në javë. /albeu.com/
Shtuar më 24/01/2015, ora 09:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori