Dyshja perfekte e dimrit, mollë dhe kanellë
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Ky dimër mund të ëmbëlsohet shumë thjesht, vetëm me dy përbërës, të ëmbël dhe aromatikë. Mollët janë frytet e mira të këtij sezoni dhe kanella është përbërësi i Krishtlindjeve ‘par excellence’, bashkë me xhenxhefilin.

Ja se si ta përgatisni atë.

Receta e mollës dhe kanellës

Zgjidhni mollët që ju preferoni. Ju këshillojmë mollët e arta për një lëng të ëmbël, mollët ‘Smith’ nëse e doni lëngun pak më të hidhur dhe mollët ‘Fuji’ në qoftë se ju doni diçka shumë më të lehtë dhe të freskët.

Hiquni farat pas larjes, pastaj shtrydhini bashkë me lëkurat e tyre. Shërbejeni duke u shtuar pluhur kanelle. Nëse ju dëshironi, ju mund të shtoni një dardhë dhe xhenxhefil për ta bërë më të shijshme pijen tuaj.

Vetitë e pijes me mollë dhe kanellë

Kjo pije është shumë e mirë për trupin. Mollët, në fakt, janë të pasura me antioksidantë dhe vitaminë C, si dhe ndihmojnë për të ulur nivelet e kolesterolit në gjak.

Kanella, gjithashtu, është e dobishme në dietë, sepse lehtëson përthithjen e sheqerit në gjak dhe ka veti ‘thermogenic’, që ndihmojnë për të djegur dhjamin, sidomos ato që grumbullohen në bark.

Me pak fjalë, në qoftë se ju keni problememe me dhjamin, kanella është zgjidhja dhe kjo pije detoksikimi me fruta dhe perime në mëngjes me një stomak bosh, do t'ju ndihmojë të eliminoni të gjitha toksinat./albeu.com/
Shtuar më 28/01/2017, ora 14:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Negociatorët e lartë të BE-së, McAllister dhe Fleckenstein duke dalë nga zyrat e PD-së

Negociatorët e lartë të BE-së, McAllister dhe Fleckenstein duke dalë nga zyrat e PD-së