Duar dhe këmbë gjithnjë të ftohta? Sëmundjet që mund të keni
Gjymtyrët e ftohta mund të jenë simptomë e sëmundjeve malinje. Gishtat e ftohtë të këmbëve janë një dukuri që ndodh më shpesh tek gratë sesa tek burrat. Nëse kjo gjë ju ndodh shpesh, pavarësisht stinës, atëherë mund të jetë një simptomë sëmundje.

Anemi: përveç duarve dhe këmbëve të ftohta, anemia shfaq edhe një sërë simptomash të tjera si lodhje, dhimbje koke dhe mungesë hekuri në gjak.

Diabet: disa nga simptomat e diabetit janë gjymtyrët e ftohta dhe ndjesi “shpimi gjilpërash” tek duart dhe tek këmbët. Këto mund të jenë shenjat e para të diabetit, që më pas pasohen nga shtimi ose humbja në peshë etj.

Gjëndër tiroide: kjo sëmundje ngadalëson metabolizmin dhe shoqërohet shpesh me këmbë të ftohta dhe gishtërinj të ftohtë. Disa nga simptomat e tjera të kësaj sëmundje janë lodhje, përgjumje, tolerancë e dobët ndaj temperaturave të larta etj.

Stresi: stresi ngushton enët e gjakut dhe për pasojë qarkullimi bëhet më i dobët. Prandaj kur jeni në gjendje stresi duart dhe këmbët ju rrinë më të ftohta.
Shtuar më 15/01/2019, ora 10:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori