Presidenti i Fiorentinës akuzon sërish Juventusin: Edhe Milanit ju bë padrejtësi

Roko Komiso, presidenti i Fiorentinës, kthehet të flasë për polemikat arbitrare pasi pa ngjarjet në Milan-Juventus.komiso

Numri një i ekipit vjollcë, që akuzoi ashpër pas ndeshjes Juventus-Fiorentina te penalltia e akorduar në dëm të Bentankurit, ka reaguar kështu pas ndeshjes së Kupës në “San Siro”: “Dua të respektoj futbollin italian dhe dua që të ecë përpara. Nuk jam i vetmi që flas për padrejtësi dhe e pashë atë që i ndodhi Milanit apo ekipeve të tjera të cilat janë ankuar”.

Për Komison nuk duhet humbur kohë, pasi teknologjia duhet të përfaqësojë edhe një mundësi ankimi për ekipet apo trajnerët, siç është propozuar ditë më parë nga federata italiane. “Besoj se të hedhim hapa të rëndësishëm përpara për të zhvilluar VAR është e mirë për futbollin.

Ka ardhur momenti që edhe trajnerët të kenë mundësi për të kërkuar ndërhyrjen e teknologjisë”, përfundoi Komiso.


Shtuar 15.02.2020 18:05