Doni të ushtroheni po nuk keni motivimin e duhur ? Ja zgjidhja
Të gjesh motivimin për t’u stërvitur është çelësi i suksesit për të pasur një trup të mirë.

Në shoqërinë e sotme të “pushtuar” nga rrjetet sociale, ka shumë burime motivimi. Ne do ju tregojmë dy prej tyre.

E para, bëni stërvitje në grup. Mundohuni të gjeni grupin që ju përshtatet më shumë dhe instruktorin që ju përshtatet më shumë.
Nëse nuk keni mundësi financiare për palestër, mund të gjeni dikë (shok, shoqe, familjar, koleg) që të stërviteni bashkë.

Me të mund të vraponi në park ose thjesht mund të ecni në rrugë. Është më mirë të stërviteni me njerëz sesa vetëm.

E dyta, stërvituni me muzikë.

Muzika është thelbësore për të nxjerrë energjinë pozitive brenda jush.

Zgjidhni muzikën që ju bën të lëvizni.
Vendosni 10 këngë në “playlist” dhe titullojeni “Lista e motivimit”.

10 këngë zgjasin rreth 45 minuta. /albeu.com/


Shtuar më 10/08/2016, ora 15:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori