Kovaçevski: Qyteti i Shkupit do të fillojë sezonin e ngrohjes më 15 tetor, janë siguruar mjetet

Kryeministri i Maqedoisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp mbrëmë tha se sezoni i ngrohjes në Shkup do të fillojë rregullisht, si çdo vit, më 15 tetor dhe se mjetet për ngrohje gjatë këtij dimri janë siguruar.

Ai tha se është marrë vendimi nga qeveria për t’i dhënë licencën ndërmarrjes shtetërore ESM-së në bashkëpunim me kompaninë Adora për t’u siguruar ngrohje shkupjanëve këtë dimër.

“Më 15 tetor fillon sezoni i ngrohjes për qytetarët e Shkupit, janë siguruar mjetet e nevojshme për ngrohje termike. I bëj thirrje Qytetit të Shkupit, Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe Komisionit për mbrojtje nga konkurrenca që në afat sa më të shkurt të japin mendim pozitiv me çka do të krijohen kushte për funksionimin e EMV-së me ngrohtoret. Janë siguruar mjetet e nevojshme për sigurimin e energensëvë për ngrohje termike”,  tha Kovaçevski.


Shtuar 29.09.2022 10:05