Domatja e zezë që lufton kancerin
Në Britaninë e Madhe është kultivuar një lloj i veçantë domatesh. Kjo që shihni është domate e zezë që përmban antioksidantë të llojit “anthocyanins” dhe mendohet se ndihmojnë në luftimin e sëmundjes së kancerit, diabetit dhe mbipeshës.

66-vjeçari, Ray Brown, drejtor i Farërave të Plantacionit Botëror, thotë se farën e këtyre domateve të veçanta ia ka sjellë para pak kohësh një klient, i cili ia kishte paketuar në një letër dhe i shkruante: “Domatja e zezë”.

Nga farërat u rritën bimë që prodhojnë domate me ngjyrë të zezë nga jashtë, por nga brenda ishin të kuqe. /albeu.com/
Shtuar më 10/10/2013, ora 14:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori