Përplasen dy automjete në aksin Lezhë-Milot, plagoset pasagjerja

Një grua ka mbetur e plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur pasditen e sotme.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në aksin Lezhë-Milot, pranë kryqëzimit të rrugës së Shëngjinit.

Një makinë tip “Audi” është përplasur me një automjet tip “Benz.”

E plagosura është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Lezhës.

Uniformat blu ndodhen në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit./Albeu.com/


Shtuar 18.03.2023 18:29