Disa mënyra natyrale për të shëruar dhimbjen e veshit
Pëlqej
Ndodh shpesh që dhimbjet në vesh të jenë treguar i problemeve të tjera në organizëm.

Shkaqet e dhimbjes duhet të jenë të qarta, sepse shërimi nuk mund të bëhet pa e gjetur problemin e vërtetë. Ndër shkaqet kryesore të dhimbjesveshit përfshihen edhe infeksionet e veshit të mesëm, infeksionet e veshit të jashtëm, cista e infektuar, Tinnitus-i ose të rrahurat në vesh, tensioni nga fluturimi ose zhytja, trauma dhe osteoarthritis-i.

Shkaqe të tjera për dhimbjen e veshit mund të jenë objektet e panjohura të ndodhura në kanalet e veshit.

Por disa shkaqe nuk janë të lidhura me kanalet e veshit, por mund të jenë probleme dentale, problemet e sinusit, çrregullimet e TMJ, nevralgjia e kafkës dhe osteoarthritisi në nofulla.


Konsultimi i mjekut

Ka lloje të ndryshme të dhimbjesveshit, prandaj edhe trajtimet për këtë janë të ndryshme. Për shembull, për infeksionet bakteriale bëhet përdorimi i antibiotikëve të përshkruara në lidhje me dhimbjen. Për probleme të tjera serioze me veshin, hundën dhe fytin duhet që patjetër të konsultohen mjekët ose ekspertët.

Identifikoni problemet

Por, është e domosdoshme që së pari të identifikohen problemet në vend se të merren antibiotikë apo analgjetikë për të evituar dhimbjen. Siç dihet veshi ndahet në tri regjione: në veshin e jashtëm, të mesëm dhe të brendshëm.

Këto tri pjesë punojnë së bashku për t’u kujdesur për balancën dhe dëgjimin e duhur. Për shembull veshi i jashtëm tërheq valët e zërit që janë të ndara në vibrime dhe i kalon deri në veshin e brendshëm. Më pas veshi i brendshëm i shndërron vibrimet në impulse të nervave e që më pas udhëtojnë deri në tru. Veshi i brendshëm ka një kanal më të vogël që lidhet me hundën.

Ky vendkalim i vogël është i njohur si kanali i Eustachian-it, funksioni i të cilit është të barazojë presionin në mes veshitbrendshëm dhe ambientit rrethues. Infeksionet bakteriale apo virale zhvillohen dhe rriten në kanalin e Eustachian-it, në veshin e brendshëm e që më pas kalon në një dhimbje brenda në vesh.

Ilaçet natyrore kundër dhimbjesveshit

Disa njerëz thonë se dhimbja e veshit është një nga llojet më të rënda të dhimbjes. Fatmirësisht, ka ilaçe natyrore të cilat e lehtësojnë shumë shpejt dhimbjen.

Njëra prej tyre është hudhra, ku një thelb të saj e nxehni në vaj ulliri. E lini të ftohet, por jo plotësisht, pasi duhet të jetë pakëz i ngrohtë. Vajin e derdhni në vesh dhe e lini të qëndrojë 5-10 minuta, pastaj ktheni kokën në anë tjetër që vaji të dalë dhe gjatë kësaj përdorni fashë ose pecetë ose diçka që do të thithë vajin. Një tjetër ilaç është kanella.

Përzini pak kanellë me vaj ulliri dhe pastaj nxeheni. Kur bëhet e nxehtë, largojeni nga zjarri dhe lëreni që të ftohet derisa të bëhet e vakët. Kulloni përzierjen, ndërsa vajin e vëni në vesh. Lëreni të veprojë 5 deri 10 minuta. /albeu.com/
Shtuar më 14/11/2017, ora 16:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori