Disa mënyra natyrale për të pasur dhëmbë të bardhë me pak mund
Keni dhëmbë të bardhë por nuk rrezatojnë nga bardhësia? Më poshtë po ju tregojmë disa mënyra super të thjeshta për t’i bërë dhëmbët tuaj të shëndrisin nga bardhësia.

Çaji i gjelbër

Sigurisht që keni dëgjuar dobinë që ka organizmi ynë nga çaji i gjelbër. Krahas efekteve tjera pozitive, çaji i gjelbër i mbron edhe dhëmbët tuaj. Duke pirë çajin e gjelbër, ju u ndihmoni dhëmbëve tuaj në mbrojtjen nga kariesi, njërit nga shkaktarët kryesor të erës së keqe nga goja.

Lëvorja e limonit

Po ashtu, dhëmbët mund t’i fërkoni edhe me lëvoren e limonit. Në këtë mënyre pastrohen mbishtresat e grimcave dhe zbardhohet sipërfaqja e dhëmbëve. Duhet të keni kujdes që të mos e teproni me këtë veprim, sepse acidi i tepërt limonik mund ta dëmtojë smaltin e dhëmbëve.

Gjete sherbele

Pasi t’i lani dhëmbët, ato mund t’i fërkoni edhe me gjethet e sherbelës, për aromë të freskët. Prej gjetheve, janë të mira edhe gjethet e freskëta të majdanozit. Rekomandohet brejtja e gjetheve të majdanozit, sepse ka ndikim pozitiv në smaltin dhëmbëve, dhe përveç kësaj largon erën e qepës dhe hudhrës.

Sodë buke

Për fund, të gjithë keni dëgjuar për sodën e bukës. Me të mund t’i zbardhoni dhëmbët, por kujdes! mos e bëni këtë shpesh, sepse mund ta dëmtoni smaltin e dhëmbëve. /albeu.com/
Shtuar më 16/06/2017, ora 16:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori