Disa këshilla për sistemin kardiovaskular
Shumë persona vuajnë apo kanë probleme me zemrën. Megjithatë më poshtë po ju rradhisim disa këshilla të cilat mund t'iu vijnë në ndihmë në rastet kur nuk ndiheni mirë.

1. Forma fizike - Bëni rregullisht ushtrime fizike, të paktën tre herë në javë nga 30 minuta. Zgjidhni atë që ju pëlqen më shumë: notin, vrapimin apo pedalimin në biçikletë.

2. Ecja - Ecja është e shëndetshme dhe ekonomike. Kur keni për të shkuar nga një vend në tjetrin, më mirë shkoni në këmbë se sa me makinë apo autobus.

3. Dieta e shëndetshme - Përdorni ushqim të shëndetshëm, një ushqim të ekuilibruar, të larmishëm e të mjaftueshëm. Frutat, perimet dhe sallatat nuk duhet të mungojnë në tryezë, shrkuan Living.

4. Pesë ngrënie në ditë - Hani pesë herë në ditë. Rekomandohet të hani pak dhe shpesh.

5. Ushqime të freskëta - Përdorni mundësisht ushqime të freskëta, pasi ushqimet e përpunuara (e gatshme apo në konserva) në përgjithësi, kanë shumë kripë.

6. Kripa me masë - Në rast se keni hipertension arterial, ulni përdorimin e kripës. Në vend të saj, mund të përdorni erëza apo bimë aromatike, për t'i dhënë shije ushqimit.

7. Mënyrë të shëndetshme të ngrëni - Hani ngadalë, duke pritur 1 minutë midis kafshatave. Hidh në pjatë sasinë e nevojshme të ushqimit dhe jo më shumë.

8. Hidratim i mirë - Pini ujë rregullisht. Pini nga 1,5 deri në 2 litra ujë.

9. Më pak alkool - Kufizoni sa më shumë që të jetë e mundur konsumin e alkoolit, për shkak të përmbajtjes së tij të lartë kalorike.

10. Lini duhanin - Një nga këshillat kryesore është të lini duhanin, nëse pini. Lënia e duhanit do të jetë shumë e shëndetshme për zemrën. /albeu.com/
Shtuar më 13/09/2013, ora 13:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori