Manchester City klubi më i pasur në botë, në top 5-she s’ka vend për skuadrat italiane

Për herë të parë në historinë e tij, Manchester City është klubi më i pasur në botë. Kjo sipas “Football Money League 2022”, studimi vjetor mbi pasqyrat financiare të klubeve të futbollit i nisur çdo vit nga Deloitte.

Në sezonin 2020/21, të ardhurat e Man.City u rritën prej 17%, deri në 644.9 milionë, 4.2 milionë më shumë se Real Madridi i dytë.

Podiumi mbyllet nga Bayern Munich, ndërkohë në vendin e 4-të renditet Barcelona dhe në vendin e 5-të Manchester United.

Sipas raportit, 20 klubet më të mira për nga qarkullimi në futbollin botëror kanë grumbulluar 8,178 miliardë euro në sezonin 2020/21, pak më shumë krahasuar me 2019/20 (8,162 miliardë euro).

Edhe sivjet edhe vitin e kaluar, llogaritë janë ndikuar nga një kontekst ekonomik dhe social i kushtëzuar fuqishëm nga pandemia COVID-19.

Paris Saint-Germain, Liverpool, Chelsea, Juventus dhe Tottenham plotësojnë top 10-shen e klubeve më të pasura në botë, e cila mbetet e përbërë nga të njëjtat skuadra.

Por Wolves dhe Aston Villa ishin hyrje të reja në top 20, e cila përmban një rekord prej 11 klubesh angleze.

Manchester United ra në vendin e pestë, në pozitën e tyre më të ulët në Money League dhe vetëm pak mbi Paris Saint-Germain, pavarësisht se përfundoi i dyti në Premier League dhe arriti në finalen e Europa League.

Liverpooli rrëshqiti me dy vende në listën e klubeve më të pasura në botë, teksa u përpoq të arrinte suksesin e sezoneve të mëparshme, por Chelsea ruajti vendin e tetë pas fitimit të Champions League.

Tottenhami ra në vendin e 10-të, një pozicion pas Juventusit që është i pari për nga klubet italiane, dhe një vend mbi Arsenal, pasi u godit keq nga mungesa e tifozëve në ndeshjet e tyre. /h.ll/albeu.com


Shtuar 21.03.2022 16:45