“The Mirror” lëshon “bombën”, Real Madrid kërkon rikthimin e CR7

Cristiano Ronaldo u largua nga Real Madridi në verën e vitit 2018, pasi fitoi për të tretën herë radhazi Ligën e Kampionëve me “Casa Blanca” në Kiev kundër Liverpool. Prej aty ai migroi në Juventus dhe për sezonin e kaluar u rikthye te Manchester United, skuadra ku mori famë botërore. Për fat të keq për të dyja palët, përvoja nuk ishte e këndshme për askënd.

Në moshën 37-vjeçare, portugezi mund të ndryshojë sërish skuadër, sepse duket se trajneri i tij i ri te “Djajtë e Kuq”, Erik ten Hag, nuk është shumë i bindur që të ketë një personalitet kaq të rëndë në dhomat e zhveshjes duke menduar për një rikonstruksion të mundshëm për sezonin e ardhshëm, edhe pse Ronaldo nënshkroi verën e kaluar një kontratë për dy sezone me opsion për një të tretë me skuadrën angleze.

Në këtë kuadër, gazeta angleze “The Mirror” siguroi këtë të dielë se Cristiano mund të rikthehet në Real Madrid pasi të dyja palët janë të interesuara për një rikthim të mundshëm, edhe pse largimi i sulmuesit është shkaktuar nga një përplasje egosh me presidentin e skuadrës, Florentino Perez.

Por përpara se të sigurojë këtë nënshkrim, prioriteti i Real Madridit në verë është të nënshkruajë më në fund me yllin francez, Kylian Mbappé, në një negociatë me PSG-në që është zgjatur për të paktën tre vjet. Situata do të ishte që, nëse Mbappé qëndron në Paris, atëherë Madridi do të shkonte për Cristiano.

Romanca mes skuadrës spanjolle dhe sulmuesit portugez ishte e mbushur plot. Gjatë tetë viteve të tij me ekipin, Cristiano Ronaldo shënoi 450 gola dhe 132 asistime në 438 ndeshje, fitoi katër Champions League dhe 2 Liga, ndërsa individualisht u njoh me 4 “Topa të Artë”.

Megjithatë, ky thashethem nuk është i ri. Verën e kaluar, tashmë kishte pasur spekulime për rikthimin e Ronaldos te “Los Blancos” që nga vera e kaluar, por klubi refuzoi negociatat dhe më pas United u shfaq si opsion./ h.ll/albeu.com