Dietat ushqimore më të përdorshme për 2014-ën
Dieta është ajo që shpesh na ndihmon për të arrirë format e duhura të trupit, por që është e rëndësishme që ajo të jetë sa më e shëndetshme. Për vitin 2014 duket se dhjetë lloje dietash kanë qenë më të përdorshmet dhe kanë dhënë më shumë efekt. Dieta të cilat janë ndjekur nga persona të ndryshëm. Në këtë listë dietash bëjnë pjesë;

Dieta “Dukan”
Kjo dietë e ndjekur sidomos nga dukesha Kate dhe nëna e saj përpara ceremonisë së dasmës. Kjo lloj diete është e pasur me proteinë dhe sasi shumë të pakta yndyre. Kjo dietë përshkohet në katër faza.

Dieta “Paleo”
Sipas kësaj diete ju duhet të shmangni konsumimin e përditshëm të produkteve bishtajore, vajin e përpunuar, sheqernat e rafinuar duke konsumuar çdo gjë që njerëzit kanë konsumuar në epokën e paleolitit (nga e merr dhe emrin dieta).

Dieta “Mesdhetare”
Hulumtimet e kohëve të fundit rezultojnë se femrat të cilat i përmbahen dietës mesdhetare (përfshihen frutat,perimet, drithërat, peshkun dhe vajin e ullirit) do të kenë me tepër jetëgjatësi se ato femra të cilat nuk e përdorin këtë lloj diete.

Dieta “Atkins”
Në fillimin e kësaj diete ju duhet të kufizoni bukën, pataten, orizin dhe ëmbëlsirat në vetëm 20 gram në ditë ndërsa duhet të rritet sasia e konsumimit të peshkut, vezës, mishit të kuq, pulave dhe vajrave bimore. Pas kësaj duhet të shtoni në dietën tuaj frutat, manaferrat dhe farat e ndryshme për të ruajtur në balancë uljen e peshës.

Dieta “Pa Gluten”
Kjo dietë është shumë efikase veçanërisht për persona që vuajnë nga sëmundjet e zorrëve. Këto sëmundje shkaktohet zakonisht nga paaftësia e zorrëve për ta tretur siç duhet glutenin e cila është një proteinë që gjendet më së shumti tek gruri thekra etj. Kështu, kjo dietë ka të bëjë me zëvendësimin e konsumimit të këtyre produkteve që e përmbajnë glutenin me shumice me produkte që përmbajnë sasi të vogla gluteni sic janë: fasulja, veza, mishi frutat etj.

Dita “DASH”
Kjo dietë përmbahet në qasje e dietave që ndalojnë hipertensionin (Dietary Approaches to Stop Hypertension, DASH). Sipas kësaj diete duhen konsumuar ushqime që përmbajnë sasi të vogla sode të cilat ndihmojnë në uljen e presionit te gjakut.

Dieta “South Beach”
Kjo diete është krijuar nga kardiologu nga Miami Arthur Agatston. Kjo dietë konsiston në idenë e konsumimit të proporcioneve të njëjta të konsumimit të karbohidrateve, yndyrave dhe proteinave. Ajo konsiston në konsumimin e mishit pa dhjamë, perimeve dhe vajra jo shumë të rënda, të shëndetshme për zemrën.

Dieta “Alkaline”
Kjo diete fokusohet në mbajtjen e trupit “alkalin” me një nivel të qëndrueshëm pH për të shmangur sëmundjen dhe mbajtjen e trupit në formë (diete e përdorur nga Victoria Beckham). Sipas kësaj diete ju duhet të shmangni alkoolin, sheqerin, proteinat që vijnë nga produktet shtazore dhe ushqimet e përpunuara duke konsumuar shumë fruta, perime dhe duke pirë shumë ujë.

Dieta “Eliminuese”
Ka mundësi qe ju të keni alergji apo intolerancë për disa ushqime të caktuara. Ky është dhe qëllimi I kësaj diete: të zbulojë ato ushqime të cilat trupi juaj nuk i suporton. Ju mbani shënime për cdo ushqim qe ju konsumoni së bashku me simptomat që vini re pasi i keni konsumuar ato, më pas largoni për një kohë të gjatë ushqimin i cili nuk ju bën mirë derisa trupi juaj të stabilizohet.

Dieta “Herkul”
Dëayne Johnson (kecisti i njohur me emrin “The Rock”) prej 22 javësh ndoqi një dietë në mënyrë që të eliminonte shtimin e peshës trupore dhe krijimin e muskujve. Kjo dietë është tepër specifike e paraqitur në 7 vakte në ditë që ju konsumoni ( duke përfshirë për një vakt: 4 të bardha veze, 28 gram qull tërshëre, krem gruri dhe për vaktin tjetër: 2 gota me oriz të bardhë, një gotë brokoli, dhe rreth 225 gram pulë. /albeu.com/
Shtuar më 29/12/2014, ora 08:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori