Premier League: Shtyrja e ndeshjeve për shkak të vdekjes së Elizabeth!

Vdekja e mbretëreshës Elizabeth sjell reaksione zinxhir në të gjithë Britaninë dhe sigurisht që nga kjo ngjarje do të ndikohet edhe sporti.

Disi dhe sipas informacioneve të fundit nga Ishulli do të shtyhen ndeshjet e Premierligës për ndeshjen e ardhshme të 7-të që ishin planifikuar të zhvillohen të shtunën, të dielën dhe të hënën.

Megjithatë, lëvizjet e para nëpër sport tashmë kanë filluar të bëjnë homazhe, me lojtarët në Zurich-Arsenal që mbajtën një minutë heshtje, ndërsa lojtarët e Manchester United kundër Sociedad do të garojnë me shirita të zinj. /albeu.com/


Shtuar 8.09.2022 21:11