Merr flakë një pajisje në aeroportin e Rinasit, tym i zi në vendngjarje (FOTO+VIDEO)

Një avion ka marrë flakë në Rinas ditën e sotme.

Siç duket në video, tym i zi duket në vendngjarje për shkak të flakëve, teksa dëgjohen sirenat e zjarrfikëses.

Fatmirësisht nuk ka asnjë person të lënduar nga ngjarja. Avioni është përfshirë nga flakët pak para nisjes së fluturimit dhe nuk ka pasur pasagjerë në bord.

Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes, teksa priten detaje të reja në vijim.

 


Shtuar 12.05.2023 18:14

Tags: ,