E FUNDIT/ Një plumb në kokë, vdes 26 vjeçari
Dieta e duhur për një lëkurë të shëndetshme
Lëkura në këtë të ftohtë është dhe ajo për të cilën ne duhet të kujdesemi, pasi për shkak të temperaturave të ulëta ajo ashpërsohet. Për të pasur një lëkurë sa më të shëndetshme mbani një dietë të ekuilibruar me proteina më shumë në këtë periudhë e më me pak karbohidrate. Frutat janë një element tjetër që na ndihmojnë për një lëkurë më të shëndetshme.

Gjatë stinës së dimrit është e rëndësishme që të pini ujë të mjaftueshëm për të mbajtur lëkurën dhe flokët të hidratuar. Pjesa më e madhe e njerëzve e ulin shumë konsumin e ujit gjatë përiudhës së dimrit, por mos harroni që hidratimi në dimër është po aq i rëndësishëm sa në verë, edhe pse nuk djersijmë apo ekspozohemi në diell.

Konsumimi i frutave të tilla si shega, portokalli çdo ditë do të ndihmojnë në furnizimin e trupit tuaj me antioksidantët më të fuqishëm dhe do t’ju ndihmojnë për një lëkurë dhe flokë të shëndetshëm.

Sekreti i një lëkure të shëndetshme gjatë dimrit është konsumimi sa më shumë i frutave dhe perimeve të stinës. /albeu.com/
Shtuar më 04/01/2015, ora 16:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori